Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi ka folur për rastin e Shpend Ahmetit në Jaht.
Ajo në emisionin Interaktiv të KTV-së ka theksuar se me publikimin e fotografive të Ahmetit në Jaht, i është shkelur privatësia.
“Mendoj se i është shkelur privatësia. Ai nuk ka bërë kurrfarë shkelje nëse e ka pirë një kafe me miqtë e tij”, tha ajo, raporton Gazeta Blic.
Kadja- Bujupi ka theksuar se Shpend Ahmeti është ndër kryetarët më të sukesshëm jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Sipas saj, Ahmeti është politikani i vetëm ku mediat e huaja shkruajnë për sukseset e tij.
Sipas saj, Shpend Ahmetin po e sulmojnë gazetarët që janë milioner.