.
×

Donik Sallova: Kryetar Shpend Ahmeti, dil shetit pak nëpër rrugët e Prishtinës



 

Donik Sallova, opinionst dhe profesor universitar në një postim të tij në Facebook i ka tërhequr vërejtjen Shpend Ahmetit që të dalë pak nga zyrja e të shetis nëpër rrugët e Prishtinës për të parë kaosin në trafikun e qytetit. Aq më tëper që tash kur pas dorëheqjes nga Vetëvendosje është obligim më shumë se sa moral që ta bëjë Prishtinën që t’u ngjajë së paku qyteteve ballkanike e jo qyteteve afgane a të ndonjë qyteti provincial milionësh në Indi, ka shkruar Sallova në Facebook, përcjellë Botapress.

Ja postimi i Donik Sallovës në Facebook

 

Kryetar Shpend Ahmeti, meqë dhe dorëheqje nga Vetëvendosja, dhe u “çlirove” nga detyrat e ligjërimit nacionalist e ideologjik, të cilat detyra i bëje me shumë zell, dhe për pasojë meqë tani je më i lirë, është koha që të dalësh e të shetisësh më shumë në këmbë nëpër Prishtinë, e të shohësh ndër të tjera, se Prishtina është i vetmi kryeqytet në Ballkan ku akoma brenda qytetit qarkullojnë me qindra furgonë dhe taksi ilegale, duke e ngarkuar pamasë trafikun e qytetit, duke e rritur nivelin e ndotjes dhe duke e rrezikuar sigurinë e qytetarëve. Është përgjegjësia juaj që si kryetar të luftoni veprimtaritë ilegale në territorin e komunës së Prishtinës. Bëjeni Prishtinën t’u ngjajë të paktën kryeqyteteve ballkanike, se aktualisht, me kaosin që ka, më shumë u ngjanë ca qyteteve afgane a të ndonjë qyteti provincial milionësh në Indi! Tani që dezertove nga votuesi i Vetëvendosjes që të bëri kryetar, është koha që të veprosh e ta fitosh legjitimitetin me punë, përndryshe do konsiderohesh Tradhëtar i qytetarit të Prishtinës dhe votuesit të Vetëvendosjes!