.
×

Donik Sallova: Kosova paska qenë për ata vetëm një plaçkë lufte!



Profesori univerisitar dhe opininisti i njohur Donik Sallova ka reaguar lidhur me zhvillimet në Telekom duke e ndërlidhur edhe me zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, shkruan Botapress. Në një postim të tij Sallova ka shkruar se “…Ajo çka po i bëjnë Telekomit sot është simbolika më e mirë për të treguar se çfarë i kanë bërë” duke aluduar në klasën politike të Kosovës. Për më shumë lexo komentin e Sallovës të postuar në Facebook. “Ajo çka po i bëjnë Telekomit sot është simbolika më e mirë për të treguar se çfarë i kanë bërë Kosovës për 20 vite. Telekomi është vetëm pasqyrim në miniaturë i asaj çfarë kjo klasë politike e pasluftës i ka bërë çdo sektori publik e çdo pasurie të këtij vendi. Para luftës Kosova vërtetë mund të ketë qenë një ideal, por pas luftës, siç u dëshmua tashmë, Kosova paska qenë për ta vetëm një plaçkë lufte!