.
×

Donald Trump nominohet për Çmimin Nobel të Paqes



Dy ligjvënësit norvegjezë kanë emëruar Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes pas samitit të Singaporit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

 

Kristian Tybring-Gjedde dhe Per-Willy Amundsen, ligjbërës me Partinë Progresiste populiste, bënë këtë emërimin, përcjellë Indeksonline.“Trump kishte ndërmarrë një hap të madh dhe të rëndësishëm në drejtim të çarmatimit, paqes dhe pajtimit midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut,” u thanë agjencisë norvegjeze të lajmeve NTB të mërkurën.Një grup ligjvënësish të SHBA po mbështesin gjithashtu nominimin e Trump për Çmimin Nobel të Paqes 2019.Procesi i shqyrtimit të kandidatëve dhe dhënia e çmimit Nobel për Paqe bëhet në Norvegji, transmeton Indeksonline.Nominimet duhet t’i dërgohen Komitetit Nobel të Norvegjisë para 1 shkurtit.Në takimin e tyre historik të martën, Trump dhe Kim premtuan të punojnë drejt denuklearizimit të plotë të gadishullit Korean, dhe Uashingtoni u zotua të ofrojë garanci të sigurisë për armikun e tij të vjetër.