[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Donald Trump e mban fjalimin lamtumirës nga Shtëpia e Bardhë



Në ditën e tij të fundit si president i SHBA-së, Donald Trump e ka mbajtur fjalimin lamtumirës nga Shtëpia e Bardhë.Me llogaritë e tij të mbyllura në rrjetet sociale, Trump kishte një ton, por megjithatë sfidues, në një video të postuar në llogaritë zyrtare të qeverisë në rrjete sociale.

“Ne bëmë atë për çfarë kemi ardhur – dhe shumë më shumë. Unë i mora përsipër betejat e vështira, luftërat e ashpra dhe bëra zgjedhjet më të vështira – sepse ju më keni zgjedhur që të bëj një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Trump ka paralajmëruar se “rreziku më i madh” me të cilin po përballet vendi është “humbja e besimit në madhështinë tonë kombëtare”.“Unë jam veçanërisht krenar që jam presidenti i parë në disa dekada që nuk e kam nisur asnjë luftë të re”, ka shtuar ai.Ai e pranoi se një administratë e re do të marrë detyrën, por tha “Unë dua që ta dini se lëvizja që e kemi filluar sapo ka nisur”.

Menu Title