.
×

Doli nga shtypi libri i titulluar “Koha e Eklipsit”, i autores Ymrije Beqiri



Nga Hysen Ibrahimi​1, redaktor i librit, Suedi-Förslöv, 1 mars 2020

Sapo doli nga shtypi libri i titulluar “KOHA E EKLIPSIT”, i autores Ymrije Beqiri, botues, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

​Autorja e librit pas veprave të titulluara: ”NË KUFIJTË E HARRESËS”; Bashkautore e dy antologjive, ”Na bashkoi POEZIA” Ymrije Beqiri dhe Ilmi Dervishi, 2018, „TË DASHUROSH NUK ËSHTË MËKAT“, Ymrije Beqiri dhe Hysen Ibrahimi, 2019, libri “NDRYSHE ËNDËRROVA” përmbledhje me poezi, 2019, na del me librin e saj të radhës “KOHA E EKLIPSIT”, përmbledhje me poezi, 2020, që dëshmon për një prirje të veçantë, me prirjen e saj poetike e krijuese. Të gjitha poezitë e poetes Ymrije Beqiri kanë një persiatje​2 të thellë, që i përkojnë botës aktuale që krijojnë poezi lirike​3, heroike, qytetare e të dashurisë.
Duke lexuar poezinë e saj, krijohet përshtypja se autorja ndaj temave që trajton në krijimtarinë e saj, në rastet më të shpeshta shfaq mendime prej një mendimtarje thellësisht e lindur poete, të cilën kërshëria ideore e motivon për të krijuar duke bërë përpjekje të depërtoj në të fshehtat e sendeve dhe dukurive që syri i njeriut të rëndomt nuk i sheh. Kur lexojmë poezinë atdhetare:
Ç’të të them moj toka ime
Në çfarë vargu të t’përshkruaj
Ato kohë nën pushtime
Apo sot që je çliruar

Vërejmë me të drejtë se, të gjithë ata që guxojnë të prekur mbi këto interesa, autorja Beqiri, i mallkon në skajshmëri përmes poezisë artistike përmes “alarmit” poetik që ta dëgjoj e mbarë njerëzia:
Ta dëgjoj e mbarë njerëzia
Bota mbarë le t’a dëgjoj
Si t’këndon e jotja, bijë
Me gjuhë t’zemrës do të t’këndoj
Mënyra si e ndërton poetja Ymrije Beqiri vargun artistik, po ashtu është i veçantë, sepse e gjithë krijimtaria e saj i përqëndrohet, fatit të njeriut, lëvizjet e saj dhe ngjarje që ndodhin aty për aty, njerëzve meritor në veçanti dëshmorëve dhe atdhetarëve njëmend luftëtar, të vërtetë, të pa korruptuar. Poezia kushtuar familjes, pastaj dashurisë e poezi shumëdimensionale që kanë të bëjnë me afërsi shpirtërore të poetes, janë të madhërishme, janë hyjnore. Si krijuese është tejet e veçantë, sepse ajo përveç se është një poete e shkëlqyer, ajo në shpirtin e saj 5I referohem përvojës (historisë, së kaluarës). U referohem të dhënave (dëshmive). mbanë dashurinë për atdheun që për te është mbi të gjitha. Me shumë të drejtë, është tejet e ndjeshme kur preken interesat e çështjes kombëtare. Poezinë kushtuar atdheut, vendit të lindjes, dëshmorëve të lirisë, për poeten janë poezi të shenjta. Jo vetëm se janë të shenjta për poeten Beqiri, por të tilla poezi i shkruan me ëndje dhe ato e mrekullojnë, për poetën janë çlirim shpirtëror dhe ndjen obligim ndaj atyre që dhanë më të dashurën për lirinë tonë që sot ne e gëzojmë.
Heronjve çdo ditë ju flas
E ju shkruaj në heshtje
E shumë pak vargun e gjuj ne letër
Nga loti që më bie
Kjo lidhje poetike, mbase më shumë përkon me lidhjen që paraqitet në kohën e realitetit, ku autorja nuk len vend për ndërmjetsim njerëzor në krijimtarinë e saj, por është e pavarur. Të tillë krijues, na bëjnë me dije se krijimtaria e tyre është realiste kur vargjet e poezive të tyre janë vargje që zgjojnë mendjen e ndritur të njeriut.
Poezitë, Kopshti me lule, Nga dhimbja, Vendlindjen në zemër, Shqipëri, Pasha tokën e pasha plisin, e të tjera përmbledhjes ”KOHA E EKLIPSIT”, dëshmojnë se persiatjet e autores Ymrije Beqiri, janë për atdheun, janë persiatje të poetës që njohurit e saj dhe dashuria për vendin janë të pazëvëndësueshme.
Pse autorja Ymrije Beqiri, në këto poezi atdhetare ia jep mendjes dhe zemërs të drejtën për t`ju kushtuar, kur shkruan:
Moj e bekuara Shqipëria ime
Shqipja është me dy koka
Edhe këtë mirë e di mbarë bota
Dua të shtrihem aty me ty
Si bija në prehrin e nënës Shqipëri.

Në poezinë e saj, jep mesazhin, në qoftë se nuk mund t’i shërbejmë sa duhet, atëherë atdheun mund t’a mendojmë, t’a kujtojmë në çdo çast, t’i shkruajmë dhe t’a duam përmes krijimtarisë dhe me ndjenja.
Ideja e krijimtarisë poetike kushtuar dashurisë, gjatë jetës së njeriut sidomos jetës rinore, pa dyshim është njëra prej ideve të rëndësishme të autorës Beqiri, që kompleton veprat e saj poetike në fushën e krijimtarisë. Megjithëse mund të shpjegohet se ndikimi i poezisë kushtuar dashurisë, madje në shumë raste kushtëzohet prej botëkuptimit të përgjithshëm prej ndjeshmërisë që ndjen autorja, shumë herë me të drejtë duke i lënë enigmë​6 për lexuesin, në përkushtimin e tyre, duke bërë thirrje nga larg:

Ti ndoshta atje ishe i qetë
Mendja nuk të shkonte tek unë
Me lot përzieja gotën e verës
Pija lot e verë, e thirrja të dua.
6Diçka që është shumë e vështirë për ta kuptuar, për ta zbërthyer a për ta shpjeguar, diçka mjaft e errët dhe e paqartë.
Mund të themi se në këto poezi, para se gjithash për arsye se jeta e njeriut në kohë, cilëson at jetë të këndshme për njeriun, që ushqen shpresën jetësore të njeriut edhe përmes këngës:

E të këndon dhe bilbili në mal
Për ne të dy more diell maji
Mos ia le t’i ndryshken telat
Mos e le zemrën në vaje

Në këtë mënyrë, me idenë e krijimtarisë, autorja mrekullueshëm mbushë zbrazëtësirën me poezi të vlerave artistike, njëkohësisht ”ngjyros” mesazhin në kuptimësinë e menidmit për të shkuarën e dashurisë. Dhembjet që shprehen për mrekulli përmes thurjes së vargut poetik, e që shprehen përmes poezisë së poetes Beqiri, janë një dhembje e njeriut që godasin fatkeqësisht thellë në zemër, e që nuk mund të pajtohet plotësisht se i kalon të shkuarës, por prap me shpresë se e ardhmja do bën mrekulli, pa mundur ta harroj puthjen e mjaltosur:
Se di në më ndjeve kur puthjen ta dhash
A ishte mjaltosur si atë ditë pranvere
Mos mu largo, nxitova e thash
Por ti më le vetëm në prag të një ferre
Në fund fare, kur lexuesi vjen në fund të poezive, imponohet pyetja: çka është ajo që lexuesi do të bartë në mendje nga poezia e autorës Ymrije Beqiri? Gjithsesi, krijohet përshtypja, përvlera të arirra artistike, poezi arti që len mbresa shpirtërore, ku lexuesi do ta gjen veheten e tij, me prirje të theksuara të përjetimit, me shprehje përmbajtësore kushtuar bukurisë, dashurisë përmes vargut poetik.