[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Doli në shitje Numri I Ri I Revistës “Jeta E Re”



Posa ka dalë në shitje numri më i ri i revistës së traditës “Jeta e re”, i dyti për këtë vit. Revista
nis me një një ligjëratë të shkrimtarit Vladimir Nabokov me titullin “ Pse është Dostojevski
shkrimttar mediokër/? Kjo është pjesa e parë e ligjëratës për Dostojevskin, shkëputur nga
seri lgjëratash që Nabokov ka mbajtur mbi letërsinë ruse në Amerikë.

Proza fillon me tregimin “Njeriu-ujk” të William Faulknerit dhe vazhdon me disa
tregime të poetit dhe shkrimtarit të madh uraguajan Mario Benedeti dhe të shkrimtarit
argjentinas Hernan Casciari , si dhe me tregimin “ Mretëria që dështoi” të Haruki Marakamit,
ndërkaq nga autorët tanë kemi “Në detin e dhunës” të Bajram Karabollit, “Plaku i Gropës,
Zeka” të Hasan Hasanit, “Temperamente” të Azem Qazimit dhe “Hyrje në muze” (proza
poetike ) të Jonuz Fetahajt.

Rubrika e poezisë nis me nobelistën Louise Gluck. Ajo në këtë numër të revistës vjen
me një cikël të gjerë poezish të përzgjedhura nga dymbëdhjetë librat e saj, për të vazhduar
me Yves Bonnefoy, poetin, eseistin dhe përkthyesin francez, njërën ndër figurat madhore të
poezisë bashkëkohore franceze, pastaj me një cikël poetik vjen poetja amerikane Anne
Sexton. Me nga një cikël poezish vijnë edhe autorët tanë-Nikollë Loka, Arif Kutleshi dhe
Ahmet Selmani. Me një intervistë me titullin “ Nis të shkuaj pa ndonjë ide në mendje” sërish
vjen nobelistja Louise Gluck.

Në rubrikën qendrore të revitës Dossier, në një hapësirë prej pesëdhjetë faqesh, kësaj
radhe vjen poeti italian Milo De Angelis, njëri ndër poetë më të cituar dhe më të
antologjizuar në dyzet vjetët vjetët e fundit në letërsinë italiane. Rubrika nis me një portret
krijues të autorit, për të vazhduar me me një cikël gjerë poetik, pastaj me “Dialog me Milo
De Angelis-in” të Claudio Crocco-s, për të përfunduar me shkrimet kritike “Jashtë është
historia” të Walter Sit-it dhe “ Si të bëhesh Milo De Angelis” të Andrea Afribo-s.

Te rubrika e kritikës kemi tekstet “Situata e Baudelaire-it” të Paul Valery-t, “Disa
fjalë për minimalizmin” të John Barth-it, romancierit dhe eseistit madhor amerikan, “Bota e
Kafkës” të Austin Warren-it, “Ut heri dicebamus” të Kujtim M. Shalës, “Poetika e aluzioneve
enigmatike” të Rifat Ismailit, “Sugjerime propedeutike për aspekte zhanrore në letërsinë e
vjetër retorike-kristiane shqipe” të Ilir Brecës dhe “ Modelimi i tjetrit” të Alma Abdullahut.

Përkthyesit që kontribuan në këtë numër janë: Bajram Karabolli, Alket Çani, Arben
Idrizi, Qerim Ondozi, Alfred Beka, Sulejman Dërmaku, Erion Karabolli, Arta Hallaçi dhe Ilir
Breca.

P.S. Për shkak se te rubrika Dossier ka rënë emri i përkthyesit, për hir të korrektësisë,
ua bëjmë të ditur lexuesve se shkrimtari Arben Idrizi ka bërë përzgjedhjen dhe përkkthimin e
teksteve për këtë rubrikë.

Menu Title