.
×

Doktori nga Vushtrria Shefki Zhushi dënohet me 6 muaj me kusht, ja çfarë manipulimi bëri në QKMF



 

 

Shefki Zhushi është dënuar kusht prej gjashtë muajve brenda një viti, për veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose te autozimit.

Ky aktgjykim është shpallur të enjten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, nga kryetari i trupit gjykues, Avni Mehmeti.

Sipas aktgjykimit, dënimi me kusht prej gjashtë muajsh, nuk do të ekzektuohet nëse brenda periudhës verifikuese prej një viti i njëjti nuk kryen ndonjë vepër tjeter penale.

Sipas aktakuzës së prokurorit, Njazi Rexha, Shefki Zhushi akuzohet se më 10 janar 2011 si drejtor i QKMF-së në Vushtrri në cilësinë e krytarit të Komisionit për Intervistimin e Kandidatëve për pozitën e kryeinfermierit kishtë shpërdorur pozitën zyrtare, duke shkelur rëndë të drejtat e kandidatit Kadri Maxhuni në atë mënyrë që kundër kandidatës Adlije Shaqiri ja jep fletoren me pyetje të përgatitura më parë nga Komisioni më ç’rast kundër kandidati Kadri Maxhuni del më i dobët gjatë vlërsimit nga Komisioni dhe nuk pranohet në punë, ndërsa pranohet kundërkandidatja Adlije Shaqiri me shkollë të mesme dhe pse Kadi Maxhuni kishte diplomuar para përzgjedhjes së kandidatëve nga komisioni.