.
×

Dogana bastis mbi 20 lokacione, dyshohet për tregtim të iPhone 6 (Foto)



Dogana e Kosovës po bastisë rreth 20 lokacione të dyqaneve për shitjen e mobileve në Prishtinë.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka konfirmuar për Gazetën Express, se ka dyshime se po tregtohen telefonë të pa doganuar, të cilët kryesisht janë iPhone.

“Sonte jemi duke vazhduar një aksion lidhur me verifikimin e të gjithë telefonave mobilë që gjenden në mobi shopa. Ka dyshime se iPhone janë duke u tregtu”, ka thënë Stavileci për Gazetën Express.

Ai ka thënë se në momentin që ka dyshime të tilla, Dogana në vazhdimësi ndërmerr aksione për të verifikuar mënyrën se si kanë hyrë në treg marka të tillë telefonash mobilë.