.
×

Dobësohu me kafe! Metoda më e thjeshtë për të humbur kile



Sipas disa studimeve të bëra nga një grup hulumtuesish nga Britania e Madhe, konsumimi i kafesë dhe në përgjithësi pijeve që përmbajnë kafeinë ndihmon në dobësim.

Sipas studimeve, kafeja apo çaji ka aftësi të rrit intensitetin e metabolizmit për 10%, me ç’rast trupi arrinë të shkrijë dhe të përpunojë ushqimet më shpejtë se normalja.

Sipas studiuesve, konsumimi i një ose dy kafeve në ditë, ka efekt në humbjen e kilogramëve të tepërt. Edhe pse ky efekt mund të jetë shumë i vogël dhe kërkon shumë kohë për t’i vërejtur efektet, gjithsesi ata rekomandojnë përdorimin e kafeinës për këtë qëllim.

Një efekt të ngjashëm me atë të kafeinës ka edhe konsumimi i 20 cigareve në ditë, mirëpo për shkak të efekteve negative që ka cigarja për shëndetin, nuk preferohet./