[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Djali i Hafir Shalës me mesazh prekës i reagon Luljeta Aliut



Botapress 13Janar- Gentrit Shala djali i Hafir Shalës, doktorit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, ka reaguar pas deklaratës së Luljeta Aliut e cila mbrëmë në T7 e krahasoj votuesin e PDK-së me qytetarët e Kralevës e poashtu edhe kur ka thënë se nuk dëshiron që të përmendën familjet e atyre që kontribuan në luftë.

Postimi i Gentritit:

Ishte Janar, dimër i acartë!

Gruaja e Dëshmorit, fillojë me qajtë:

“Një djalë burri ma ka lanë. I ri ja ka nisë punën në autolarje, kur vjen n’shpi duke u dridh një orë n’furrë t’shporetit rrin durt tu i sill! Kah pi sill tha durt e veta copë copë po bahna unë e shkreta”

Nisa bashkë me të me qajtë, nuk isha në gjendje asgja mi tha! I thash moj Nanë banu e fortë se neve hjekiat na kanë rritë, e djersa hallall ka me na qitë n’dritë! Banu e fortë e rrijë vetit gati, se ti je syni, zemra e gjaku djalit!

Ndihemi keq kur dëgjojmë lloj lloj urrejte!

Nuk kërkon benifite një gjakë që ta falë jetën!

Përveç që nuk kërkon, as nuk ankonë!

Krenaria nuk e lejonë!

Vetëm respekt, kaq mjaftonë,transmeton Botapress.info

Menu Title