.
×

Djali i Adelinës ka filluar të luajë me lodra, kaq shumë është rritur



Adelina Tahiri ka pak kohë që mori epitetin nënë për herë të parë.
Këngëtarja i është përkushtuar tërësisht rritjes së foshnjës, duke lënë pas çdo angazhim tjetër, shkruan lajmi.net.

Ajo kohë pas kohe publikon imazhe të të birit, por nuk preferon ta ekspozojë fytyrën e tij, për shkak të moshës.

Së fundi, ajo postoi një foto të Jonit të vogël, i cili ishte rrethuar nga lodrat dhe veshjet e tij.

Kujtojmë që Adelina i dha fund beqarisë në dhjetor të vitit të kaluar me Serjozha Markov.