.
×

Ditët që vijnë do të jenë ditë të reflektimit tonë politik, vendi do të bëhet me qeverinë që e meriton



Isa Mustafa po paralajmëron ndryshime në qëndrimet partiake, si mundësi që të dilet nga kriza politike.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme mund të ketë ndryshime politike. Ai përmes një postimin në profilin e tij në Facebook ka thënë se ditët e ardhshme do të ketë reflektim politik për të krijuar institucionet e reja të vendit dhe qeverinë.

Mustafa ka shkruar ne Facebook.

Zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk mund ë bëhet pafundësisht pengesë e formimit të Qeverisë.
Të bllokuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me abuzimin e pronarëve të këtij vendimi, si dhe në mungesë të vullnetit të institucioneve të vendit për të krijuar hapësirë për shumicën parlamentare, e konsideroj prioritare që vendit t’i ofrohet zgjidhja për themelimin e Qeverisë.
Qeveria LDK, AAK, Nisma në marrëveshje me VV dhe me përfshirje të pakicave, do të jetë qeveri e qëndrueshme dhe efikase në synimet e saj për zhvillim ekonomik dhe demokratik të vendit dhe të partneritetit ndërkombëtar. Ky koalicion ka punuar pareshtur gjatë këtyre pesë muajve për të ofruar një program të ndryshimeve pozitive, ka krijuar një homogjenitet dhe kohezion në qasje dhe besim reciprok për shumicën e çështjeve vitale për Kosovën.
Do të jetë, po ashtu kjo Qeveri, ajo e cila duhet të propozojë ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që në të ardhmen të mos lejohet interpretimi i saj politik dhe e cila do t’ia rikthejë vendit të drejtën e shumicës parlamentare. Fitorja e kësaj të drejte nuk është kurrë vonë, sidomos për një demokraci të brishtë dhe të re siç është kjo e Kosovës.
Ditët që vijnë do të jenë ditë të reflektimit tonë politik që vendi të bëhet me qeverinë që e meriton.

http://botapress.info/ditet-qe-vijne-do-te-jene-dite-te-reflektimit-tone-politik-vendi-do-te-behet-me-qeverine-qe-e-meriton/