.
×

Ditë të ‘akullta’ në vijim, pritet borë dhe shi në gjithë vendin



 

Reshjet e shiut dhe të dëborës do të jenë të pranishme sot dhe ditët në vijim.

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë kësaj jave pritet të mbretërojë mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë, e nga sot i ftohti do përcillet me shi e borë.

Mëposhtë keni parashikimet e motit nga sot (13 shkurt) deri më 16 shkurt.

13.02-14.02 – Mot kryesisht i vranët. Të martën pasdite priten reshje shiu, që më vonë do të përzien edhe me borë. Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe të mërkurën në mëngjes. Gjatë ditës mot kryesisht i vranët, e pasdite vonë dhe mbrëmje vende-vende sërish mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

15.02-16.02 – Të enjten mot më i ftohtë kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Ditën e premte pas mëngjesit me ngrica, gjatë ditës mot i ftohtë dhe kryesisht me diell.

Me një mot të ndryshueshëm që pritet në fillim të javës, sërish me depërtimin e një vorbulle ciklonike mbi rajon, nuk do të mungojë qarkullimi i ajrit. Vlerat ditore të AQI do të variojnë ndërmjet vlerave mesatare dhe të mira, por ditën e hënë dhe të martën paradite vlerat maksimale do të rriten edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga -3C deri në 0C, e të premten mund të zbresin deri në -5C, ndërsa ato maksimale nga 1C deri në 6C. Era do të fryejë mesatarisht nga jugu-juglindja 1-7m/s. Shtypja atmosferike do të rritet përreth vlerave normale.

Tabela e temperaturave.