.
×

Disa në LDK, e duan kryeministrinë



Disa degë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë po kërkojnë ndryshimin e marrëveshjes së Bllokut, në mënyrë që Isa Mustafa të jetë kandidat I këtij blloku për kryeministër.

Anëtarët e këtyre degëve assesi nuk po pajtohen me vendimin e mëhershëm të kryesisë qendrore të partisë, e cila kishte hequr dorë nga pozita e kryeministrit, duke ia lënë këtë post AAK’së. Burime të gazetës Tribuna Brenda degës më të fuqishme të kësaj partie në kryeqytet, e që është dega në Kodrën e Trimave, kanë thënë se e duan ndryshimin e marrëveshjes së Bllokut.

Ndryshimin e duan edhe disa deputetë të LDK’së.