[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Disa metoda që parandalojnë mjegullimin e syzeve gjatë bartjes së maskës



Një problem mjaft I shpeshtë, sidomos për personat të cilët bartin syze është mjegullimi I syzeve si pasojë e bartjes së maskës. Në artikullin më poshtë, mund të gjeni disa nga truqet, të cilat ju ndihmojnë të shmangni dhe parandaloni mjegullimin e syzeve si pasojë e bllokimit të ajrit brenda maskës.

Sigurohuni që maska ju përshtatet- hapi më I rëndësishëm për të parandaluar një problem të tillë është gjetja e një maske të përshtatshme për juve. Nëse maska është e lirshme, ajri dhe lagështia mund të jetë arsyeja që ju mjegullohen syzet.

Zgjedhni një maskë fleksibile– ajo çfarë ju duhet të parandaloni mjegullimin e syzeve është gjetja e një maske, e cila ka brezin e hundës, të lirshëm dhe fleksibil. Me këtë ju mund të manovoroni dhe maska të marrë formën e hundës, për të shmangur hyrjen e ajrit nga maska në regjionin e syve.

Përdorni sapun në syze– mund të mos ju duket normale, por po sapuni I lëngshshëm I enëve funksionon. Provoni të fërkoni pak sapun të lëngshëm në syze për ta zvogëluar tensionin sipërfaqësor dhe ndalimin e mbledhjes së ujit. Pas aplikimit të sapunit të enëve, lëreni pak kohë që të thahet dhe të përshtatet me syzet.

Shtoni një shtresë maskës për të thithur lagështinë– një mënyrë e shkëlqyeshme për të thithur lagështinë është të vendosni diçka brenda maskës. Një pecetë e hollë, apo letër brenda maskës mund ta thith lagështinë e tepërt dhe ju të mos e keni një problem të tillë

Menu Title