.
×
image

Diplomat Lummy takohet me Këshilltarin e Presidentit Trump, diskutohet projekti i Shqipërisë Etnike



Diplomati dhe Biznismeni i njohur Fatlum Lummy Rushiti dje është takuar me Mr. Gil Penalosa, njëri prej këshilltarëve politik në kabinetin e ardhshëm të Presidentit Donald Trump. Takimi politik ka zgjatur 3 orë te George W. Bush Presidential Library në Dallas, Texas. Në takim është diskutuar gjërësisht projekti për bashkimin e trojeve shqiptare. Diplomat Lummy ka kërkuar ndihmë diplomatike nga administrata e Trumpit që të përfshihet Agjenda e Shqipërisë Etnike në Senat dhe Kongres. Diplomat Lummy dhe Këshilltari Politik Mr. Gil Penasola janë të të njëjtit mendim që populli shqiptar posedon kapacitet të bashkohet me referendum në bazë të konventave ndërkombëtare. Diplomat Lummy Rushiti u bën apel serioz të gjithë politikanëve shqiptarë që të formojnë një Këshill Mbarëkombëtar në trevat shqiptare me qëllim që të zgjidhet çështja kombëtare përfundimisht.