.
×

Dion Shabani 14-vjeçari kampion i Gjermanisë



Ai është vetëm 14-vjeçar, por shumë i talentuar, dhe i konsideruar me të ardhme të ndritur

 

Sportistët shqiptarë po lënë gjurmë në vendet ku veprojnë. Ata janë të suksesshëm sidomos në sportet individuale.

 

Dion Shabani, i cili ka lindur në Shtutgart të Gjermanisë, është shpallur kampion i Gjermanisë U-15 në boks, shkruan albinfo.ch.

 

Ai është vetëm 14-vjeçar, por shumë i talentuar, dhe i konsideruar me të ardhme të ndritur. Ndërkohë, familja e tij është me prejardhje nga Kamenica.

 

Dioni garon për Rotweis Stuttgart. Vitin e kaluar ai ishte nënkampion, kurse këtë vit me një punë të madhe, ka arritur që të shpallet kampion i Gjermanisë për kategorinë 56 kilogramë deri në 15-vjet.

 

Pas shumë boksierëve të njohur shqiptar, edhe një tjetër po ndjek këtë rrugë, dhe premton suksese për të ardhmen.