.
×

Dimri e zë në tendë familjen nga Carrabregu (VIDEO)



Drutë i kanë siguruar, por nuk kanë shtëpi për ta kaluar dimrin.

Familja katëranëtarëshe e Dautajve nga Carrabregu i Deçanit ka kohë që po jeton në tendë.

Për të hyrë në shtëpi, Dautajve po u duhet ndihmë shtesë, njofton Klan Kosova.

Madje, mërzinë kryefamiljarit po ia shton rreziku i sëmurjes së dy djemve të tij të vegjël.

Hyrjen në dimër dhe uljes së temperaturave frikën iu ka edhe zonja e shtëpisë.

Kurse kryefamiljari që ishte edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka edhe telashe të tjera.

Ai mezi arrin të fle, sepse në çdo natë traumatizohet nga kujtimet e skenave të luftës.

Shpresa e familjes Dautaj është tek qytetarët e vullnetit të mirë te cilët me ndihmat e tyre mund ta bëjnë me shtëpi para uljes së temperaturave.

Kronikë nga Florent Zeqaj.

Për më shumë lajme, bëjeni Like duke klikuar këtu