[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Dikush po rren për ushtrinë”,, Presidenti apo ndërkombëtarët!



Botapress, 17 mars – Përderisa presidentit Thaçi vazhdon të deklarojë se askush nga ndërkombëtarët nuk është kundër themelimit të ushtrisë, ambasadorët Delaëie dhe O’Connell i kanë përsëritur qëndrimin e tyre se ushtria duhet të formohet vetëm me ndryshime kushtetuese, shkruan Botapress.

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar ligjërimet e tij për formimin e ushtrisë së Kosovës, duke thënë se askush nga faktorët ndërkombëtar nuk është kundër themelimit të ushtrisë, vetëm duhet vendosur dita dhe data, shkruan Botapress.

“Ky është proces i pandalshëm”, ka thënë Thaçi.

Në ndërkohë ndërkombëtarët, përfshirë këtu ambasadorin amerikan Greg Delaëie, ambasadorin britanik Ruairi O’Connell. Këta të fundit në një debat që patën dje në një medium në gjuhën serbe thanë se shndërrimi i FSK-së në FAK duhet të shkojë me amendamentin e Kushtetutës, sepse kjo çështje është e ndjeshme për komunitetet.

Sipas këtyre deklaratave me përmbajtje të kundërta, dikush nuk është duke e thënë të vërtetën, për të mos thënë ”Dikush po rrën këtu për ushtrinë, Presidenti apo ndërkombëtarët!”

Formimi i ushtrisë së Kosovës është tema më e nxehtë e debatit politik e institucional që po ndodhë këto ditë në vendin tonë.

 

Menu Title