.
×

Digjet fabrika e plastikës në Slivovë të Ferizajt



Një fabrikë e përpunimit të plastikës në fshatin Slivovë të Ferizajt është përfshirë  dje nga zjarri në rrethana ende të panjohur.

Policia ka njoftuar se zjarri është lokalizuar dhe është shuar nga njësiti i zjarrfikësve. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti vazhdon të mbetet nën hetime, raporton Botapress.info