.
×

DIALOG SHPIRTËROR



Me cilën gjuhë të ia thëm …

sagën

shekullit të të dy shekujve

 

e nisëm n´kohë lotësh,

e nise n´zjarr botësh,

e nisem n´përmbysje … n´mykje

motesh

 

po gjuha e vajit … o Nënë Terezë,

sa e kuptueshme

në rrënjë të rrënjëve

 

një copëz buzëqeshje

buzëve të thara, të çara …

është pasuria e botës,

është dora e Nënë

 

të jeshë i vetëdijshëm,

të jeshë i mëshirshëm,

duhet t´jeshë shpirtëlirshëm

 

Zoti … t´jepë dhunti, të falë

mirësi,

k´theje në dhuratë …

bëje uratë

 

fjalë të kthjellëta,

nga gurra të qiellta,

meshave … jo sall të diel(l)ëta

 

n´lumturim ka sall një derë,

çon n´shëntërim … nuk ka

kthim,

mbetet gjithmonë vlerë … bekim

 

epo, unë kam një Nënë

që shpirtërat mbanë pezull

e mallin ndezë,

kam një Nënë Bote, sall një

Nënë Terezë …

 

Mentor Thaqi  VS., 05-06.2014