.
×

Dhjetra qytetarë para Gjykatës Kushtetuese përkrahen Blert Morinën



Autor: Hafize Elshani

Blert Morina ka paraqitur kërkesën për ndërrim të emrit dhe të shënuesit të gjinisë në dokumentet e identifikimit,në mënyrë që ato të reflektojnë identitetin e tij gjinor . Zyra e Gjendjes Civile në Gjakovë dhe Agjencia për regjistrimin Civil kanë refuzuar këtë kërkesë duke shkelur të drejtën e Blerit  në privatësi dhe obligime për mbrojtje të ,të drejtave të njeriut ,që dalin nga Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet në fuqi .

Padia për konfliktin administrativ është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë,mirpo kjo padi ,në rastin konkret paraqet mjet jo efektiv juridik, për shkak të zvarritjes së procedurave gjyqësore dhe rrethanave të posaçme të rastit . Për këtë është dorëzuar kërkesa për shqyrtimin e kushtetutshmërisë në Gjykaten Kushtetuese, e cila do të duhej të pranohet për shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese sepse në rastin konkret padia në Gjykatë Themelore nuk paraqet mjet efektiv juridik në kuptimin e nenit 32 të Kushtetutës së Kosovës dhe nenit 31 të Kushtetutës së Kosovës dhe nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut . Kështu është thënë në një tubim që është mbajtur para Gjykatës Kushtetuese , që ishin prezent dhjetra qytetar për ta përkrahur Blert Morinën me moton dhe me një shkrim ta Garantoni të drejtën në identitet gjinor.

Ndërsa organizatori i këtij tubimi Lendi Mustafa thotë se secilit duhet t’i garantohet e drejta që të shpërfaqë lirshëm identitetin e tij apo saj gjinor dhe t’i njihet ligjerishtë gjinia më të cilen ai apo ajo identifikohet.

“Përmes kësaj deklarate e përkrahim fuqimisht kërkesës e Blert Morinës ,për njohjen e identitetit të tij gjinor në dokumentet e identifikimit dhe njëherësh e mbështesim kërkesën e tij të deponuar në Gjykatën Kushtetuese,për shqyrtimin e kushtetutshmëerisë  së vendimit të Agjencisë  për Regjistrim Civil me të cilën është refuzuar kërkesa e tij për ndërrimin e emrit dhe shënuesit të gjinisë . Ne qëndrojmë të bashkuar në solidaritet me pjesëtarët e Komuniteteve LGBTI,në këtë rast komunitetin transgjinor në Kosovë dhe në përkrahjet e vazhdueshme për shoqëri të lirë e të barabartë . Secilit duhët ti garantohet e drejta që të shpërfaqë lirshëm identitetin e tij apo saj gjinor dhe ti njihet ligjerishtë gjinia më të cilen ai apo ajo identifikohet . Mos njohja e identitetit Gjinor nga shteti i Kosovës paraqet shkelje të të drejtave fundamentale përkatësisht të drejtës në privatësis të drejtës në jetë të dinjitetshme .Tani më shumë se kurrë ,është koha që institucionet tona dhe shoqëria të angazhohen mirëfilli që të ofrojnë mbrojtje dhe respektim të të drejtave të komunitetit transgjinior . ” tha Lendi Mustafa organizatori /Botapress/