.
×

Detaji interesant që mund t’iu ketë ikur nga videoklipi i Mozzik-ut, ‘Dhelpër dinake’!



Mozzik nuk ka shumë ditë që ka publikuar projektin e tij muzikor ‘Dhelpër dinake’.Këngë kjo e cila mori vëmendjen e mediave rozë duke u spekuluar se i dedikohet të dashurës së tij, Loredanës.Në emisionin NIN, reperi tregoi të vërtetën, sipas tij nuk i referohet askujt me këtë tekst, kjo është shkruar vite më parë dhe tani e ka publikuar.

Krahas këtyre që ndërlidhen me këngën, një detaj interesant që na bën kurioz në videoklipin e Mozzik është veshja e tij.Ai ka zgjedhur një vend luksoz të xhirojë videoklipin, përreth tij ka një numër femrave të cilat janë të veshura vetëm në bikine dhe vallëzojnë në klip.

Por a e keni parë Mozzikun se si ka zgjedh të vishet? Për dallim nga vajzat që janë të veshura vetëm në bikine, ai ka befasuar dhe habitur ne të njëjtën kohë me veshjen e tij. Reperi, shihet i veshur me veshje të dimrit me një xhemper të bardhë, jakne dhe xhinse.