[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Detaje se si ndodhi ndeshja e veturave në Gllarevë



Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksidentin që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës, ku humbën jetën tre persona dhe tre të tjerë pësuan lëndime. Në këtë aksident, sipas policisë, janë përfshirë dy vetura dhe një autobus.

“Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i veturës VW PASAT ishte duke qarkulluar në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Gllarevë, hyn në tejkalim dhe i njëjti me pjesën e parë ballore përplaset ne autobusi cili ishte duke qarkulluar ne drejtim të Prishtinës dhe pas kësaj goditje përplaset edhe me veturës Jaguar i cili ishte duke qarkulluar në drejtim të Pejës”, ka bërë të ditur Policia.

Me rastin po merret Njësia e hetimeve të aksidenteve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë./GE/

Menu Title