.
×

Destani dhe “shqiptarët e Zvicrës” pushtojnë Dubain



Blerim Destani ka vendosur të bëjë qejf në plazh gjatë festave të fundvitit.

Aktori shqiptar nga Maqedonia kurdo që gjen kohë të lirë fluturon drejt Dubait, vend ku ka selinë edhe kompania që drejton familja e tij.

Por, edhe pse ende nuk ka një të dashur për ta shoqëruar, atij nuk i mungon shoqëria e vërtetë.

Në këtë pushim në Dubai, Blerimi po shoqërohet edhe nga dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami, të cilët mbrojnë ngjyrat e kombëtares së Zvicrës.

“I ribashkuar me vëllezërit e mi”, ka shkruar ai sipër fotografisë së postuar në Instagram.