.
×

Dështon kthimi në shkolla i nxënësve që emigruan



Institucionet e Kosovës nuk kanë ndonjë shifër të saktë  të nxënësve të rikthyer në procesin mësimor, të cilët emigruan jashtë vendit me prindërit e tyre.

Ndonëse, sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit, llogaritet se rreth 5200 nxënës nga e gjithë Kosova kanë emigruar, kthimi i tyre po bëhet pa ndonjë monitorim.

Kurse, Ministria ka lëshuar për shkollat një rekomandim, ku parasheh udhëzimet sesi duhet të bëhet integrimi i tyre në procesin mësimor.

Sipas rekomandimit të Ministrisë nxënësit që kthehen para gjysmës së muajit prill, drejtorët për arsim komunal thonë se do të lejohen të vazhdojnë mësimin në klasën ku ka qenë.

Ndërsa, gjithashtu, sipas këtij rekomandimi, nëse nxënësit kthehen nga muaji prill e tutje t’iu mundësohet vijimi i procesit mësimor, por për ta të organizohen provime klase në nivel të shkollës.. (Zeri)