.
×

Dëshirojnë 5 fëmijë: Ariana e Ermalit thotë se nuk e lë pa e bërë edhe një djalë



Familja e njohur e estradës shqiptare siç duket dëshiron edhe një fëmijë, madje ia ka gjetur edhe emrin, transmeton Gazeta Metro.

Ajo ka rrëfyer se emrin e të voglës e kanë zgjedhur familjarisht, pasi kishin rënë dakord që nëse do të ishte vajzë do t’i vendosnin shkurtimin e emrit të saj, ndërsa nëse do të ishte djalë do t’i vendosnin shkurtimin e emrit të Ermalit.

“Kur kemi marrë vesh që jam shtatzënë, kemi menduar që nëse është djalë t’ia vendosim emrin Mal, shkurtimin e emrit të Ermalit. Ndërsa nëse lind vajzë t’i vendosim shkurtesën e emrit tim, Ana. Kështu që pata kënaqësinë që vajza të ketë emrin tim, jam e lumtur. Mirëpo, më vjen keq për Ermalin që nuk iu plotësua dëshira, por herës tjetër”, -ka thënë Ariana duke qeshur.

Megjithatë, çifti i njohur nuk do të ndalen derisa të bëjnë edhe një Mal të vogël, duke qenë se duan edhe një vëlla për djalin e tyre, Artin.

“Me kismet, shqiptarë jemi… pa ia bërë Artit edhe një vëlla nuk e lë. Kështu që, edhe një djalë, po. Pse jo, tek e fundit po i bëj fëmijët e mirë. Edhe një Mal të vogël…” -është shprehur Ariana sërish duke qeshur./gazetametro.net