[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dërgohet në izolim 14 ditor zëvendësministri i Shëndetësisë Trajkoviq



Botapress 28 Mars – Në izolim 14 ditor është dërguar zëvendësministri i Shëndetësisë, Streten Trajkoviq. Trajkoviq, që nuk ka bërë asnjë ditë pune në Ministrinë e Shëndetësisë, është dërguar në izolim 14 ditor pas hyrjes nga Serbia.

Gjithashtu mësohet se Trajkoviq kishte shkuar në Serbi për të marrë ndihma për Graçanicën, dhe është ndaluar në njërën nga pikëkalimet kufitare. Qeveria e Kosovës ditë më parë kishte marrë vendim që personat që hyjnë përmes pikëkalimeve kufitare të dërgohen në izolim 14 ditor. Trajkoviq ishte emëruar më 20 mars zëvendësministër i Shëndetësisë./koha.net/

Menu Title