.
×

Der Spiegel: Po të mos ishte Haradinaj me shokë, ndoshta nuk do të ekzistonte Republika e Kosovës



Botapress, 23 Mars-Revista e njohur gjermane “Der Spiegel“, i ka kushtuar një shkrim kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, bashkë me një intervistë të realizuar me të. Revista e quan Haradinajn si komandant të guximshëm lufte, e gjithashtu udhëheqës të guximshëm.

“Po të mos ishte Haradinaj dhe shokët e tij, ndoshta nuk do të ekzistonte sot Republika më e re e Evropës” shkruan Der Spiegel.

Në artikull përmendet edhe këmbëngulja e Haradinajt për mos prekje të kufirit të Kosovës, e gjithashtu edhe insistimi i tij për tajtim të barabart për Kosovën ashtu siç i bëhet Serbisë.Madje në këtë shkrim përmendet edhe tentimi i Thaçit për ndryshime të kufijve.

“Kush ndez në Kosovë, në fushën historike të Manastireve ku sipas miteve serbe është djepi i historisë së kombit, atëherë rrezikon një zjarr që nuk mund të kontrollohet. Dhe megjithatë: Federica Mogherini dhe Këshilltari i Trumpit, John Bolton, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq- të gjithë këta po provojnë që veriun e Kosovës t’ia lënë Serbisë kurse pjesën e banuar me shqiptarë të Luginës së Preshevës t’ia japin Kosovës.

Edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po angazhohet për këtë- mirëpo qëndron bukur i vetmuar në vendin e tij me këtë përpjekje.” thuhet në këtë artikulll.