[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

 Deputetja Valdete Idrizi: I tmerrshëm sulmi ndaj gazetarit, me urgjencë të ndriçohet ky rast



 

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Valdete Idrizi, e ka cilësuar të tmerrshëm sulmin me plumba ndaj veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi.

Idrizi ka thënë se ky rast nuk duhet të kalojë në heshtje, ndërsa i ka ftuar organet e drejtësisë që ta ndriçojnë me urgjencë këtë rast.

“Kjo është me të vërtetë e papranueshme. E tmerrshme. Ky veprim, ky sulm duhet të denohet nga të gjithë. Nuk duhet të kaloj në heshtje asesi. Nuk mund dhe nuk guxon të cenohet fjala e lirë, në asnjë mënyrë, e lere më me kësi veprime të ulta e të frikshme.

I ftoj organet e drejtësisë që sa shpejtë dhe me urgjencë të ndriqojnë këtë veprim të tmerrshëm dhe të rrezikshëm në vendin tonë!”, ka shkruar Idrizi

Mbrëmjen e së shtunës, vetura e gazetarit Shkumbin Kajtazi është bërë cak i një sulmi me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Express se në vendngjarje janë gjetur gëzhoja plumbash.Zahiti tha se prokurori ka iniciuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe se po punohet për zbardhjen e rastit.

Kjo është me të vërtetë e papranueshme. E tmerrshme. Ky veprim, ky sulm duhet të denohet nga të gjithë. Nuk duhet të…

Publiée par Valdete Idrizi sur Dimanche 18 octobre 2020

Menu Title