.
×

Deputetja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë: “Energji për shpirtin tim!



Deputetja më e re e LSI-së Elda Hoti, ditën e sotme është bërë nënë për herë të dytë dhe lajmin e ëmbël e ka ndarë me të gjithë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Elda është bërë nënë e një vogëlushi të cilin ka vendosur ta quajë Davis. Ajo ka publikuar dy foto ku vëmendjen na e tërhoqën tullumbacet dhe lulet ngjyrë blu.

“Lumturi, dashuri, energji për shpirtin tim, Davis zemra ime! Faleminderit të gjithëve, për urimet e bukura që më keni bërë. Zoti ju bekoftë!”- shkruan Hoti.

Rikujtojmë se 27-vjeçarja me bashkëshortin e saj janë gjithashtu prindër të një vogëlushjeje të quajtur Ama.