.
×

Deputetja ka një kërkesë interesante: Mos bëni sex me tifozët e huaj se përzihet raca



 

Rusia njihet botërisht për nacionalizmin e theksuar që ka në popullin e saj por një deputete ka kaluar kufirin e nacionalizmit duke u bërë edhe qesharake.

Ajo u ka kvrkuar vajzave të bukura e të gjata ruse që të mos shkojnë në shtrat me tifozët që do të vinë në Rusi gjatë botërorit. Sidomos me ata që janë me ngjyrë dhe shtatshkurtër.

E normalisht ajo nuk e bën këtë thirrje që vajzat ruse të ruajnë moralin por ka hallin se mos ngelin shtatëzane dhe përzihet raca e bardhë ruse.

Gratë ruse duhet të evitojnë të kenë marrëdhënie me burra të huaj dhe jo të bardhë gjatë botërorit kishte thënë ligjvënësja ruse.

Ajo është anëtare e komisionit parlamentar për familje, gra dhe fëmijë, dhe po ashtu ka thënë se kur gratë ruse lidhen me të huajt gati gjithmonë gjërat përfundojnë keq, dhe ato braktisen brenda Rusisë ose shtetit të huaj.

Ajo i ka përmendur Lojërat Olimpike të vitit 1980, ka pasur shumë fëmijë që kanë lindur me baballarë të huaj. Gratë ruse kanë pasur marrëdhënie me burra nga Afrika, Amerika Latine, si dhe Azia.

“Duhet të lindim fëmijë vetëm me rusët, këta fëmijë me raca të përziera kanë vuajtur nga diskriminimi që nga koha sovjetike”, tha ajo.

E megjithatë kjo do të jetë e vështirë pasi asnjë politikan nuk mund ta kontrollojë këtë fenomen.