.
×

Deputetja Grida Dume i jep fund martesës, ia jep vizën “c” bashkëshortit!



Ish-deputetja e PD, njëherësh anëtare e kryesisë në PD, Grida Duma ka vendosur ti japë fund martesës me bashkëshortin Ilir Shqina, i cili më parë ka qënë pedagog i Gridës dhe diplomat në ambasadën Shqiptare në Slloveni.

Shpesh herë e kemi ndjekur Grida Dumën në debatet televizive teksa flet për familjen dhe përkushtimin e saj në politikë, por koha tregoi se marrëdhënia bashkëshortore mes Gridës dhe Ilirit nuk rezistoi gjatë.Sipas dokumentacionit që zotëron “Shqiptarja.com” rezulton se është Grida Duma ajo që ka hapur procedurat e divorcit në gjykatë. Padia civile e saj është regjistruar në sekretarinë e gjykatës së Tiranës dhe në datën 15 shkurt 2019, gjykata e Tiranës me vendimin nr.1057 ka vendosur të divorcojë ciftin.

Ky divorc është kërkuar nga vetë Grida Duma. Në dokumentin e siguruar nga “Shqiptarja.com” thuhet se:“…meqënëse nuk është arritur komunikimi i vendimit për një nga shkaqet e parashikuara nga neni 130 e vijues të K.Pr.Civile, bëhet kjo shpallje me efekt 20 (njëzet) ditor për efekt komunikimi, me anë të afishimit të njërës kopje në Gjykatën ë Rrethit Gjyqësor Tiranë, një kopje do të afishohet pranë vendbanimit të fundit të personit në mungesë, si dhe një kopje në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Bashkëlidhur po ju dërgojmë dy kopje të shpalljes, nga të cilat njëra kopje e kësaj shpallje të afishohet pranë vendbanimit të fundit të Ilir Shqina dhe kopja tjetër të kthehet sërish pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me mbishkrimin që shpallja është afishuar si dhe datën e afishimit…”.