.
×

Deputetja e VV’së: Shërbimi i Jashtëm u pat shndërruar në një sektor për rehatimin e militantëve



Deputetja e VV’së, Fitore Pacolli, e ka mirëpritur lajmin për largimin nga puna të disa diplomatëve në Shërbimin e Jashtëm të Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, mori vendim sot që të largohen disa konsuj.“Shërbimi i Jashtëm i Republikës së Kosovës u pat shndërruar në një sektor për rehatimin e militantëve partiak, kusherinjëve e miqëve të udhëheqësve të institucioneve të shtetit”, ka thënë Pacolli.

“E për ata që krerët e shtetit nuk i kishin as familjarë e as miq, për tu bërë pjesë e shërbimit që aq shumë e ëndërronin, kishin një mundësi. Ata duhej ta dëshmonin lojalitetin ndaj shefave me votën e tyre pro proceseve të dëmshme për vendin dhe menjëherë emëroheshin nëpër përfaqësitë diplomatike të shtetit të Kosovës”, shtoi ajo.

Ajo shton se vendimi i sotëm është një hap drejtë një shërbimi të jashtëm profesional.