.
×

Deputetja e VV-së: “Gjarprit” duhet shtypur koka e jo bishti se bëhet edhe më i rrezikshëm



Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhënë në një intervistë televizive.

Ajo ka theksuar se gjarpri, duke aluduar në nofkën e presidentit që e mbante gjatë luftës, duhet shtypur nga koka, e jo nga bishti, sepse sipas saj bëhet më i rrezikshëm.“Gjarprit duhet shtypur koka e jo bishti se bëhet edhe më i rrezikshëm”, ka shkruar ajo në Facebook.

Thaçi në këtë intervistë ka folur për shumë tema.Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se të tjerët po e ngatërrojnë idenë e tij të shfaqur për bashkimin e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.Thaçi në Zonën e Debatit potencoi se ka dallim ideja e “korrigjimit të kufijve” me atë të “shkëmbimit të territorit”, të cilën e quajti pazar me shtetin.

”Ideja ime është shumë e qartë. Serbia me vite e me vite flet për ndarjen e Kosovës. Dhe ne është dashur t’i përgjigjemi Serbisë”.”Dhe nëse diçka e tillë i lejohet Beogradit pa u refuzuar, atëherë do ta marrë përgjigjen për korrigjimin e kufijve”.

”Korrigjimi nënkupton Kosovën e pavarur dhe sovrane – me bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”.”Askush të mos e përziejë idenë time të korrigjimit të kufijve me atë të shkëmbimit të territoreve”.

“Për mua, siç e kam theksuar çdo herë, shkëmbimi është Pazar. Jam kundër asaj ideje”.”Jam vetëm pro korrigjimit që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës”.”Për shkëmbimin kam folur edhe më herët, e kam thënë që e refuzojë atë ide, e ka thënë edhe Ibrahim Rugova, Nexhat Daci, por ky është pozicioni im”.

”Mua më intereson cila është objektiva ime dhe e qytetarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Idenë time nuk e shfaq në bazë të disponimit të Beogradit”.”E respektoj legjitimitetin dhe kërkesën e qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për bashkim me Kosovën”.

”Unë nuk shoh asgjë të keqe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, i besoj këtij parimi, vizioni dhe kësaj ideje”.”Korrigjimi i kufijve do të bëhet në mënyrë paqësore. Për mua në territor ndryshimi bëhet vetëm duke iu shtuar Kosovës, Lugina e Preshevës, Medvegja dhe Bujanoci”.