[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Deputetja e LDK-së: Eshtë obligim i pozitës me i siguru numrat për kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike!



Deputeteja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, në një prononcim ka folur në lidhje me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe votimin e tij si nevojë emergjente për qytetarët në këtë kohë pandemia.

Bunjaku ka deklaruar se është obligim i pozitës ti sigurojë numrat për kalimin e këtij Ligji.Ajo tutje ka potencuar se duhet të bëhen bashkë pozitë dhe opozitë për me e kalu sa më shpejt këtë ligj.

“Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike natyrisht që duhet me kalu dhe është obligim i pozitës me i siguru numrat me kalu ky Ligj. Por edhe opozita e ka obligim ndaj votuesve të vet që qytetarëve me i’u kriju mundësi më të mirë me jetu në këtë kohë pandemie. Kështu që unë mendoj që pozitë dhe opozitë duhet të bëhen bashkë por me kalu Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike ndërsa obligimi është i pozitës për me i siguru votat. Unë mendoj që secili deputet duhet me pas parasysh që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk është individual, por është obligim i joni për me u kujdes për qytetarët e Republikës së Kosovës” deklaroi Bunjaku-Rexhepi për Gazeta Blic.Bunjaku ka folur edhe në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri.E njëjta ka dekalruar se edhe për këtë çështje duhet bashkëpunim pozitë-opozitë që të gjendet një figurë unifikuese në krye të shtetit.

Tuitje Bunjaku ka hedhur poshtë zërat se LDK-ja ka rënie në elektorat dhe ka potencuar se janë të gatshëm edhe për zgjedhje.“Sa i përket çështjes së Presidentit unë mendoj se duhet me u ba një zgjidhje, me u ul krerët e partive politike, edhe të opozitës edhe të pozitës, duke pas parasysh që Presidenti duhet me qenë një figurë unifikuese dhe me ba zgjidhje që të zgjidhet çështja e Presidentit.

Në qoftëse tani nuk mundemi me ra në ujdi me zgjedh çështjen e Presidentit, LDK-ja pa asnjë problem nuk frigohet me shku në zgjedhje sepse herët apo vonë zgjedhjet do të vijnë si për LDK-në edhe për partitë e tjera. Opozita thotë se LDK-ja do të ketë kaq deputetë dhe se ka rënie në elektorat, por votuesit e LDK-së nuk ikin nga rruga e LDK-së për problemet të cilat i kemi pas në fillim të këtij mandati. Edhe në qoftëse nuk bahet zgjidhje për Presidentin ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje”Javët e fundit në Kosovës janë shoqëruar me zhvillime të vrullshme për shkak të arrestimeve të disa figurave të rëndësishme politike në Kosovë përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi.

Pas dorëheqjes së tij në krye të shtetit kaloi Vjosa Osmani duke marrë postin e UD. së Presidentit deri në një afat gjashtë mujor siç e parasheh Kushtetuta.Por një çështje tepër e rëndësishme që nuk po arrin të gjejë zgjidhje është Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i cili tash e sa muaj nuk arrin të marrë votat e mjaftueshme në Kuvend, pavarësisht premtimit të LDK-së për kalimin e tij./gazetablic

Menu Title