[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Deputetja e AAK’së kapet me Vjosa Osmanin në Kuvend: Nuk është vetëm Vetëvendosje në sallë



Botapress 18 Shtator – Në Kuvend të Kosovës është duke u mbajtur interpelancë për Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje. Pas deklarimit të LVV’së, LDK’së e PDK’së, kryetarja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Vetëvendosje që përsëri ta marrin fjalën.

Këtu ka reaguar deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu që ka thënë se pas PDK’së radhën për deklarim e ka grupi parlamentar i Aleancës. “Faleminderit kryetare jo vetëm Vetëvendosja është këtu, pas PDK’së radhën e kemi ne”, ka thënë Haxhiu.

“Prandaj duheni me njoftu me kohë”, është përgjigjur kryeparlamentarja Vjosa Osmani. “Gjithsesi e nderuar dhe e respektuar”, ka thënë Haxhiu dhe e ka vazhduar fjalimin para deputetëve

Menu Title