.
×

Deputetja Duda Balje jep arsyet pse nuk do ta votoj Gjykatën Speciale



Deputetja boshnjake, Duda Balje ka thënë se nuk do të votojë gjykatën speciale pikërisht për këtë arsye. Ajo është kundër edhe për shkak se autoritetet kosovare nuk po e formojnë komunën e Reçanit.

Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka thënë se nuk do ta votojë gjykatën speciale, kur ligji për të të vijë në Kuvend.

“Nuk është formuar gjykatë speciale për Srebrenicën e po formohet gjykatë speciale në Kosovë”, ka thënë ajo në një konferencë në qendrën mediale në Cagllavicë, raporton Kim Radio, transmeton Klan Kosova. Nuk them se ata që kanë bërë krime nuk duhet të përgjigjen. Drejtësia ndoshta është e ngadaltë, por ajo vjen, kjo është e sigurt”, ka thënë Balje.

Ajo ka thënë se arsye tjetër e votës kundër të saj është edhe mosformimi i komunës së Reçanit. Për më tepër, Balje tha se kryeministri aktual i Kosovës po i ikën çfarëdo takimi me përfaqësuesit e bashkësisë boshnjake.

Deputetja boshnjake tha do ta shfrytëzojë situatën rreth gjykatës speciale, për të përfituar sa më tepër që mundet për bashkësinë e saj.

“U kam thënë të gjithë atyre që insistojnë të votojnë për këtë gjykatë speciale – me mua mund të negocioni. Për mua politika është mundësi e bisedimeve dhe negociatave, por në asnjë mënyrë një ditë para votimit”, ka thënë ajo./Botapress