[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Deputeti Islam Pacolli nuk është arrestuar, ai po kërkohet nga Policia e Kosovës



 

Botapress, 12 Qershor – Policia e Kosovës është duke provuar të vëjë kontakt me deputetin e AKR’së Islam Pacolli për arsye se siç thuhet ka sulmuar një oficer sigurie në Ministrinë e Drejtësisë. Pacolli, më herët, për Express ka mohuar sulmin.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë  se deputeti i AKR-së, Islam Pacolli gjatë ditës së sotme e ka sulmuar fizikisht një oficer të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas Borovcit, dyshohet se shkak për këtë rast ka ardhur për arsye se Pacolli ka refuzuar t’i zbatoj urdhërat e ligjshëm të dhënë nga oficeri policor.-

“Rreth orës 15:00 është raportuar se oficeri i sigurisë në Ministrinë e Drejtësisë deri sa ka qenë në kryerjen e detyrës  është sulmuar nga një deputet. Deri te sulmi dyshohet të ketë  ardhur për shkak se deputeti ka refuzuar të zbatoj urdhërat e ligjshëm të dhëmë nga oficeri policor”, ka thënë Borovci për Gazeten Express.

Borovci ka shtuar se Policia e Kosovës nuk e ka arrestuar deputetin Islam Pacolli, por thotë se janë duke i hetuar rrethanat e rastit, dhe do përpiqen që t’i intervistojnë personat e përfshirë në rast, duke mos e përjashtuar edhe deputetin Pacolli.

“Policia ka filluar një hetim për sqarimin e  rrethanave të rastit, ka njoftuar edhe prokurorinë e shtetit i cili ka rekomanduar intervistimin e palëve të përfshira në rast.Oficeri policor ka deponuar deklarimin e tij e përderisa policia është në përpjekje për të kontaktuar edhe deputetin e involvuar në rast”, ka përfunduar Borovci.

Kurse,  Islam Pacolli, ka demantuar lajmin se ai është arrestuar nga Policia e Kosovës. Një një përgjigje për Express ai ka thënë se nuk ka pasur telashe me policinë e Kosovës ashtu siç është raportuar

Informacionet e policisë për ndalimin e tij i ka cilësuar tendencioze dhe janë bërë për qellim te dëmtimit te imazhit dhe personalitetit te tij.

Islam Pacolli, vëllau i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është njëri nga dy deputetët e AKR-së. Ai së bashku me Labinot Tahirin janë përfaqësuesit e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.

 

 

 

Menu Title