.
×

Deputeti i PSD’së thyen këmbën, e dashura ia puthë gipsin



Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili, para disa ditësh ka thyer këmbën. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në Facebook ku e ka shpërndarë fotografinë e rëntgenit

Ismaili përkrah fotografisë kishte shkruar se edhe me këmbë të thyer ka luajtur streetball, ndërkaq pas kësaj e ka vendosur gipsin të cilin ka bërë të ditur se do ta mbajë 8 javë.

E mëngjesin e sotëm, Ismaili ka publikuar në Instagram një fotografi të këmbës me gips ku shihen disa puthje me buzëkuq. FOTO

“Ta ndreqë ditën me mëngjes, edhe kur je në sikletin më të madh”, ka shkruar Ismaili përkrah fotos, duke bërë të ditur se puthjet me buzëkuq në gipsin që e mbanë në këmbë janë nga e dashura e tij Nita Qena.