.
×

Deputeti i LDK’së tregon nëse do të garojë për të parin e partisë



Botapress 20 Mars- Deputeti i LDK’së Ramiz Kelmendi thotë të mos ketë menduar që t’i hyjë garës për të parin e kësaj partie. Duke folur në një emision Kelmendi thotë se pozita e tij rreth politikave ekonomike në këtë parti nuk do të ndryshojë. “Nuk jam kandidat. As që kam mëndu të jem kandidat për kryetar të LDK’së”, tha Kelmendi.

‘Unë jam për çështje ekonomike. Këtë punë ua kam lanë këtyre të tjerëve që kanë afinitete me drejtu LDK’në”, shtoi ai. Sipas tij, pa u shpall zgjedhjet në parti, nuk do të ishte dashur të bëhej shpallja e kandidaturave.

Kandidatët, sipas statutit të LDK’së, do të zgjidhen me vota të delegatëve, ndërsa numri i këtyre të fundit varet prej votave që kjo parti ka marrë në zgjedhjet nacionale.

Për çdo 532 vota që një degë ka marrë nga zgjedhjet lokale, ajo do të çojë 1 delegat në Kuvendin Zgjedhor të LDK’së ku zgjidhet kryetari i partisë.