.
×

Deputeti i LDK-së tregon se kur do ta rrëzojnë Qeverinë Haradinaj



Botapress 18 Qershor – Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se Qeveria Haradinaj do të rrëzohet në vjeshtë, derisa ka kritikuar ministritn e Shëndetësisë, Uran Ismaili.“Fatkeqësisht po bëhen 21 muaj, më 9 shtator bëhen dy vjet kur kjo qeveri e ka marrë pushtetin. Dhe në dy shtyllat kryesore, në arsim e shëndetësi, suksesi është baras me zero.

Ne kemi evidentuar disa shkelje, ngecje, mos respektim të ligjit, mos koordinim e dështim në të gjithë sistemin shëndetësor në vend”, ka thënë Rugova në KTV.Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës shpenzojnë miliona euro në shëndetësi, pasi mungojnë edhe materialet shpenzuese brenda klinikave shtetërore të Kosovës. Derisa potencio edhe ikjen e specialistëve mjekësor nga vendi që është në rritje.

“Ministri aktual po merret vetëm me kardiologji dhe disa pjesë të SHSKUK-së. Por, ku janë repartet e tjera. Paramendojeni kur në shekullin 21 i bie tavani një pacientit”, tha ai.Sipas Rugovës, Ligji për Sigurinë Shëndetësore në radhë të parë është punuar me nguti, e pastaj nuk po gjen zbatim.

“Janë shpenzuar gati 7 milionë euro dhe është krijuar një pilotprojekt, e ministri aktual e ka kthyer në pikën zero. E kam të paqartë, se si këta ministra mendojnë se gjithçka duhet të fillojë nga ata”, është shprehur Rugova.Tutje ai ka kritikuar Ismailin edhe për pezullimin e Sistemit Informativ Shëndetësor.

“Ai ka premtuar një fizibilitet me Bankën Botërore. E këtë projekt të SISH-it ata kanë synuar t’ia japin një miku të zyrtarit të lartë të PDK-së. Pse është pezulluar dhe pse nuk pat asnjë aktivitet për rikthimin e këtij sistemi”, ka thënë Rugova.Rugova ka lënë fajtor PDK-në për mos fillimin e zbatimit të SISH-it në kohën e qeverisjes së LDK-së.“Koalicioni me PDK-në e ka pamundësuar atë hap krucial për fillimin e zbatimit të SISH-it. Për dy vjet e shtatë muaj PDK-ja nuk ka lejuar që të konstituohet bordi i SHKUK-së. Të gjitha hapat që i kishte ndërmarrë LDK-ja ishin bllokuar”, ka thënë Rugova.

Sipas tij Raporti i Auditorit gjen shkelje enorme në veçanti për barnat esenciale.“Ismaili i shmanget edhe llogaridhënies. Asnjë premtim deri më tani nuk e ka realizuar. Nëse 40 për qind e qytetarëve i paguajnë shërbimet nga gjepi i tyre, që do të thotë deri 150 milionë euro.

Ky ministër do të mbahet mend se s’ka bërë asnjë lëvizje të vetme. Nëse unë do të isha në vend të ministrit Ismaili dhe pararendësi im ka bërë shkelje, menjëherë do të dërgoja rastin në prokurori. Ne kemi gjet se operatorë të lidhur ngushtë me PDK-në kanë marrë barëra 2 mijë për qind më shtrenjtë se çmimi i zakonshëm”, ka thënë Rugova.

Tutje ai ka thënë se LDK-ja ka mbledhur 58 vota për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, të cilën synojnë ta rrëzojnë në vjeshtë.“Kjo qeveri do të shkojë në vjeshtë dhe ju bëj apel drejtorëve dhe udhëheqësve të tjerë në shëndetësi të ruajnë raportet kolegiale.

Prandaj, logjika e LDK-së i jep rëndësi gradës së shkollimit e ekspertizës. Drejtori i Klinikës së Pediatrisë duhet të jetë ekspert dhe të udhëheqë me mantelbardhët. Jemi duke e bërë përpjekjen maksimale për ta çuar këtë qeveri në shtëpi.

Tashmë ka pasur takime ndërmjet Mustafës me Kurtin e Ahmetin”, ka thënë Rugova.Ai thotë se për rrëzimin e qeverisë llogaritin edhe në votat e deputetëve të pozitës.“Sot nëse i kemi votat do t’i procedojmë në Kuvend për mocion mosbesimi. Llogaritim edhe në votat e 4-5 deputetëve të pozitës me të cilët po bisedohet, llogaritim në votat e partnerëve të koalicionit qeverisës pasi janë të pakënaqur. Me këtë qeveri dhe me këtë qasje s’ka liberalizim e integrim në BE”, ka thënë Rugova.