[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Deputeti i LDK-së shprehet i bindur: Qeveria i ka 64 vota



Deputeti i LDK-së, Shkëlzen Hajdini tjotë se Qeveria i ka 64 vota në Kuvend.“Në leximin e parë të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike ne i kishim 64 vota. Ajo kohë nuk është aq larg.

Edhe tash i kemi 64 vota por është situata pandemike që e dimë të gjithë. Rimëkëmbja nuk nënkupton që do të votohet një projektligj për qeverinë por një projektligj për qytetarin e Kosovës”, tha ai.Hajdini thotë se qeveria iu ka bërë thirrje edhe partive opozitare që të dërgojnë propozime për Projektligjin e rimëkëmbjes.

Deputeti i LDK-së thotë se Projektligji i rimëkëmbjes është njëri prej qëllimeve të opozitës që të qeveria të dështojë.“Jetojmë në demokraci dhe nëse opozita ka votat le ta rrëzojë qeverinë”, thotë Hajdini në Debat Plus.Hajdini thotë se çdo “njeri i shëndoshë” që ka përgjegjësi institucionale duhet të votojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

Menu Title