[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Deputeti i AAK’së për menaxhimin e pandemisë: Vendi po futet në krizë ekonomike



Deputeti i AAK’së, Arbër Tolaj, mendon se ka probleme të shumta në menaxhimin e pandemisë me Covid-19, pavarësisht angazhimit. Ai tha se vendi po futet në krizë ekonomike.

Ai tha se si qeveria e kaluar edhe kjo aktuale, po merren me trajtimin e masave që mund ta parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

“Gjithmonë ka vend për përmirësime, edhe qeveria e kaluar ka dhënë angazhimin e saj për formën dhe menaxhimin e gjendjes së pandemisë, edhe qeveria aktuale në vazhdimësi është duke trajtuar dhe duke rishikuar të gjitha masat që janë në ndihmë të menaxhimit të pandemisë. Masat e fundit që kanë të bëjnë me ndalimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve pas orës 19:00, fillimisht qeveria ka pasur predispozita se do ta vë vendin në mbyllje totale, por ne AAK’ja e kemi kundërshtuar këtë qasje dhe kemi propozuar alternativa, duke menduar të ruhet edhe ekonomia, tha ai në në Interaktiv të KTV’së.

Ai thotë se pandemia solli “çrregullim në shërbimet shëndetësore” dhe se janë përballur vështirësi e probleme teknike për shkak se nuk është ditur si të sigurohet mbrojtje nga ky virus fillimisht.

Ndërkaq, ka thënë se nevojitet shtim i shtretërve në reparte e klinika si dhe një klinikë e posaçme për COVID-19.

“Duhet pasur parasysh rritjen e kapaciteteve, shtretërve sidomos shërbimet spitalore, repartet që nuk janë të mbingarkuara me shërbime të veta, mund të shërbejnë për COVID-19. Po ashtu në QKUK të rritet numri i shtretërve. Propozimi që nuk është realizuar ende, ndërtimi i një spitali për COVID ku do trajtoheshin rastet vetëm me virus”, tha ai.

Menu Title