[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Deputeti i AAK’së me akuza për Naser Ramadanin: Invalidët po privohen nga e drejta për rivlerësim të shkallës invalidore



Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla ka deklaruar se invalidët e UCK’së, janë duke u privuar nga rivlerësimi i shkallës invalidore, për këtë ceshtje deputeti e ka fajësuar IKSHPK’në.

“Invalidët e UÇK-së po privohen nga Komisioni i Rivlerësimit të shkallës invalidore, për shkak të IKShPK-së së Naser Ramadanit. Zyra e komisionit në fakt është mjaft e madhe dhe plotëson kushtet për punë pa rrezik”, ka shkruar ai.

Syla ka thënë se derisa po vazhdohet me këto rekomandime, gjendja e invalidëve dhe e qytetarëve vetëm rëndohet.

“Apeloj që të rivlerësohen masat; të lejohet mbajtja e komisioneve të rivlerësimit invalidor; të hapen tregjet e automjeteve dhe kafshëve.

Populli është vetëdijësuar, do kujdesen vet për shëndetin dhe do zbatojnë rregullat, por ata kanë nevojë për punë, për ekzistencë”, ka thënë Syla.

Invalidët e UÇK-së po privohen nga Komisioni i Rivlerësimit të shkallës invalidore, për shkak të IKShPK-së së Naser…

Publiée par Gazmend Syla sur Lundi 21 septembre 2020

Menu Title