[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Deputetët që nënshkruan Pavarësinë, por nuk jetojnë më ose kanë lënë politikën



Kosova dje shënoi 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ashtu edhe si vitet e kaluara edhe këtë vit qytetarët marshuan shesheve për të festuar Ditën e Pavarësisë.Por më poshtë do të mësoni se kush janë deputetët që nuk do ta festojnë 12 vjetorin e Pavarësisë pasi kanë vdekur vite më parë dhe kush janë deputetët që janë larguar qe një kohë nga politika.Deputetët që nënshkruan pavarësinë dhe sot nuk jetojnë…

Nekibe Kelmendi (LDK) – përveç si deputete, ishte edhe ministre e Drejtësisë. Vdiq në vitin 2011.Mark Krasniqi (LDK LDD) – akademiku që ju bashkua Nexhat Dacit pas përçarjeve në parti. Vdiq në vitin 2015-të.Bajram Rexhepi (PDK), ka vdekur në vitin 2017 në moshën 63 vjeçar. Do të mbahet mend si kryeministër, por jo vetëm.

Heset Cakolli (AKR) – ishte nga deputetët me fat që nënshkroi pavarësinë. Ai nuk jeton më pasi vdiq në shtator 2016-tës.Adem Hajdaraj (LDK) kishte fatin të nënshkroi pavarësinë. Ka disa vite që ka vdekur nga një sëmundje e shkurtër në moshën 70 vjeçare.

Zylfi Mërxha (Grupi 7+) – ishte kryetar i partisë rome dhe vdiq në vitin 2015-të. Ai ka qenë deputetet në tre legjislatura dhe mjaft aktiv edhe pse në moshë.Deputetët që nuk janë sot aktivë në politikë…Arsim Bajrami (PDK) – për vite mbajti pozita të larta shtetërore, më shumë si ministër, ku drejtoi Ministrinë e Administratës Publike dhe të Arsimit. Sot nuk është as deputet e as nuk ka pozitë në institucionet shtetërore.

Punon si profesor në Universitetin e Prishtinës dhe universitete private.Adem Grabovci (PDK) – i njohur si “shefi i shefave” për shkak të aferës “Pronto”, ku ishte protagnosit në aferën e përgjimeve. U largua nga politika pikërisht pas këtij skandali për çka aktivisht më nuk merret, por shihet gjithnjë në krahë figurave të larta të PDK-së.Alush Gashi (LDK) – ka vite që nuk është aktiv në skenën politike. Do të mbahet mend si ministër i Shëndetësisë.Anita Morina-Saraçi (LDK) – në kohën kur e nënshkroi deklaratën e pavarësinë ishte një deputete e re, por që me kalimin e viteve e la politikën dhe ju përkushtua familjes.Arsim Rexhepi (LDK) – do kujtohet vetëm si nënshkrues i pavarësisë pasi më nuk vazhdoi të jetë aktiv.Berim Ramosaj (LDK – LDD) – pas përçarjes së LDK-së, ai kaloi në LDD-në e Nexhat Dacit. Pasi kjo parti u shua, Ramosaj zgjedhi të mos kthehet në politikë, por ju kthye universitetit ku edhe sot jep mësim si profesor në Universitetin e Prishtinës.Bajram Kosumi (AAK) – ish kryeministër në kohën e qeverisjes AAK-LDK. Nuk është aktiv në politikë, i është rikthyer universitetit dhe qe disa vite mban pozitën dekan i Universitetit “Haxhi Zeka” në Gjilan.Bujar Bukoshi (LDK) – ka vite që nuk është aktiv në politikë. Pozita e fundit që mbajti ishte në qeverinë Thaçi, ku mori postin e zv.kryeministrit falë “Listës Rugova” të formuar nga Ukë Rugova (djali i Ibrahim Rugovës) dhe Dardan Gashi e Astrit Haraçia.Bahri Hyseni (PDK) – sot mban pozitën e drejtorit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.Berat Luzha (PDK) – më shumë do të kujtohet si nënshkrues i pavarësisë.

Ka kohë që s’është aktiv në skenën politike.Dragisha Miriq – do mbahet mend veç si nënshkrues i pavarësisë.Drita Kadriu (PDK) – do të kujtohet si nënshkruese e pavarësisë. Në zgjedhjet parlamentare të 2017-tës në listen e koalicionit PDK-AAK-NISMA, garoi për postin e deputetes por nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme që të bëhet sërish deputete.Drita Maliqi (LDK) – poashtu si disa koleg të tjerë do mbahet mend si nënshkruese e pavarësisë. Ka kohë që nuk merret me politikë.Driton Tali (PDK – ish-deputet i pavarur) – pas një kohe tërheqje nga politia, u rikthye ku aderoi në Vetëvendosje. Në zgjedhjet e fundit u fut në listë por nuk arriti të bëhet deputet. Ka kohë që jeton në Angli.Edita Tahiri (PDK) – përveç si nënshkruese e pavarësisë do mbahet mend edhe si kryenegociatore e bisedimeve me Serbinë. Gjatë kohës sa Thaçi udhëhoqi qeverinë vazhdimisht mbajti poste të larta, si atë të Ministres së Administratës Publike.Elhame Hetemi (PDK) – do mbahet mend si nënshkruese e pavarësisë. Ishte edhe ish-ushtare e UÇK-së.

Emrush Xhemajli – ish deputet në legjislaturën e dytë dhe tretë të Kuvendit. Në vitin 2013 aderoi në Vetëvendosje. Ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit por nuk arriti të bëhet deputet.Esat Brajshori (AKR) – mbajti postin e deputetin vetëm në mandatin kur u nënshkrua pavarësia. Më pas nuk është se ishte aq aktiv në politikë, por u rehatua si ambasador.

Ethem Çeku (AAK) – përveç si nënshkrues i pavarësisë do mbahet mend edhe si ministër i Minierave dhe Energjisë. Më pas u tërhoq nga politika dhe ju rikthye universitetit, ku sot vazhdon të punojë në atë të Edukimit.Fatmire Berisha (LDK) – padyshim se fati i saj më i madh mund të jetë nënshkrimi i pavarësisë. Nuk dihet se me ç’mirret ajo pasi ka kohë që s’është aktive.Gani Buçinca (PDK) – do kujtohet si nënshkrues i pavarësisë, më pas nuk i eci me politikën për çka ka kohë që s’është aktiv.Gani Geci (LDK – LDD) – përveç si nënshkrues i pavarësisë do kujtohet edhe si një nga protagosnistët e gjuajtjes me karrige në Kuvendin e LDK-së ku kjo parti u nda në dysh.Gjylnaze Syla (AAK) – do kujtohet si nënshkruese e pavarësisë dhe më pas nuk u mor aktivisht me politik.Hafize Hajdini (SLS) – poashtu do kujtohet si nënshkruese e pavarësisë.Hajdin Abazi (PDK) – ishte deputet në legjislaturën 2007-2010 pra kur u nënshkrua pavarësia, për çka do mbahet mend. Aktualisht mban pozitën e ambasadorit në Australi.Ibrahim Makolli (AKR) – ish sekretar i partisë së Pacollit dhe ish-minsitër i Diasporës.

Ai nuk merret aktivisht me politik, ndërsa tani mban postin e kryetarit të delegacionit për persona të zhdukur.Kolë Berisha (LDK) – Ka vite që s’është aktiv. Do të kujtohet edhe si kryetar i Kuvendit.Kosara Nikolić – mund të krenohet se ka nënshkruar pavarësinë.Luljeta Shehu (LDK) – edhe kjo është me fat që ka nënshkruar pavarësinë, nuk është marrë aktivisht me politikë.Lulzim Zeneli (LDK-LDD) – ish kryetar i forumit rinor të LDK-së që u largua nga kjo parti pas përçarjes që ndodhi dhe ju bashkua krahut të Dacit. Ishte mjaft kritik ndaj qeverisë “Thaçi 1”. Ka kohë që ka lënë politikën.Myrvete Pantina (LDK) – mund të krenohet se ka nënshkruar pavarësinë, s’merret aktivisht me politikë, të paktën në nivele të larta.Naim Maloku (AAK) – një ushtarak i dalluar. Pas largimit nga AAK kaloi në AKR por më pas u tërhoq nga politika.Nexhat Daci – ish-kryetar i LDD-së është larguar nga politika. Së fundmi ka mbajtur pozitën e kreut të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.Naim Rrustemi (PDK – ish deputet i pavarur) – përveç si nënshkrues i pavarësisë do mbahet mend edhe si deputet iniciator që dërgoi në Kushtetuese, Fatmir Sejdiun, për mbajtjen e dy posteve si president dhe kryetar i LDK-së, për çka gjykata e rrëzoi nga posti i presidentit.Nurishahe Hulaj (LDK) – poashtu një deputete që do mbahet mend vetëm pse nënshkroi pavarësinë.Qamile Morina (LDK) – përveç si nënshkruese e pavarësisë do kujtohet edhe si deputete që la LDK-në për LDD-në e Dacit. Me profesion është mjeke ku vazhdon të punoi.Ramadan Gashi (PDK) – nuk merret aktivisht me politikë. Është reahatuar si konsull në Belgjikë.Ramë Manaj (LDK) – ka kohë që ushtron detyrën e drejtorit të Arktivit të Kosovës.Sabit Rrahmani – një deputet nga komunitetet. Sigurisht një njeri me fat që nënshkroi pavarësinë.Sadik Idriz – edhe emri i tij do përmendet vetëm si nënshkrues i pavarësisë, nuk ka ndonjë CV të pasur politike.

Sanije Aliaj – nuk vazhdoi të merret me politikë. Emri i saj do kujtohet si nënshkruese e pavarësisë. Sigurisht kjo një e arritur për të.Synavere Rysha (LDK-LDD) – kur u përça LDK pas vekjes së Rugovës, ajo kaloi në LDD. Më pas u kthye në LDK. Deputete ishte edhe në mandatin e kaluar po jo në aktualin.Njomza Emini, do të mbahet mendi si deputetja më e re që nënshkroi pavarësinë. Pas kësaj ishte edhe një mandate deputete, por tash nuk merret aktivisht me politikë. Tani drejton Forumin për Lidership dhe Diplomaci që merret me fuqizimin e vajzave dhe grave.

Menu Title