[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Deputetët mund ta ndryshojnë ligjin për Specialen, nëse nuk vetëdijesohen do t’i gjykojë historia”



Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale është politike e njëanshme, dhe e cila gjykon vetëm UÇK-në.Klinaku ka deklaruar se për OVL-UÇK-në, Gjykata Speciale ka qenë gjithmonë politike.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta kenë parasysh se për neve Gjykata Speciale gjithmonë ka qenë gjykatë politike, dhe kjo është bërë e ditur nga ngritja e aktakuzave që kjo gjykatë i bën publike e që është në kundërshtim me vet rregullat e çdo gjykate. Pavarësisht se si e marrim ne iniciativën është mirë që deputetët e Kuvendit edhe një herë ta shqyrtojnë çështjen e Gjykatës.

Kjo Gjykatë është politike, e njëanshme, dhe gjykon vetëm UÇK-në, ne kemi kërku që Kosova ta ketë një Gjykatë vendore, dhe të ndiqen krimet që kanë ndodhur në Kosovë”, ka deklaruar ai në Debat Plus.Klinaku ka thënë se tani deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë mundësinë ta ndryshojnë ligjin për Gjykatën Speciale.“

Ta ndryshojnë ligjin, dhe të gjykohen të gjitha krimet që janë bërë në Kosovë, sepse krimet që i ka kryer Serbia nuk është duke i gjykuar askush. Deputetët mund të vetëdijesohen, nëse nuk duan të vetëdijesohen atëherë do t’i gjykojë historia për një të keqe që ia kanë sjellë Kosovës”, ka theksuar ai.

Klinaku ka thënë se është duke u gjykuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe jo individët.

Menu Title