.
×

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk mund të ndalen së qeshuri



Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë gjetur kohë edhe të tallen dhe të qeshin përkundër çështjeve të ndjeshme që po diskutohen që prej disa orësh.
Njëra prej tyre, ka qenë edhe funksionalizimi i çerdhes për fëmijë në komunën e Malishevës.

Amandamenti për funksionalizimin e çerdhes ka kaluar, me përkrahjen e pothuajse të shumicës së deputetëve.

Por ka qenë fjala e deputetit Nait Hasani që ka shtyrë deputetët të “plasin” së qeshuri. Ai ka thënë se nuk duhet të jetë temë diskutimi çështja se a duhet të përkrahet funksionalizmi i çerdhes, por si do të mbushet ajo.

“Kemi të bëjmë me një çerdhe, me fëmijë, me edukim të ri të fëmijëve edhe nëse kjo është shumë 50 mijë ose 60 mijë dhe nëse nuk ka Qeveria t’i sigurojë për fëmijët tanë, çka mund të kërkojmë më tutje”, ka thënë Hasani.

“Nëse nuk mund t’i sigurojmë 50 mijë euro për çerdhen në Malishevë. Uroj që Nisma ta mbushë këtë çerdhe me fëmijë”, ka thënë ai dhe më pas nuk ka mundur ta vazhdojë fjalën e tij duke qeshur.