.
×

Deponon para të falsifikuara përmes bankomatit



Një menaxher i një filiali të bankës në Gjilan ka raportuar se përmes bankomatit në atë filial një personi i panjohur kishte deponuar një shumë të parave, ku një kartëmonedhë prej 50€ dyshohet se është e falsifikuar.

Njësiti policor ka iniciuar rastin dhe është marr si dëshmi monedha për ekzaminime të mëtejme. Rasti ka ndodhur me datë 13 mars, në rrugën ‘Mulla Idrizi’, njofton Policia e Kosovës.